Selimi rikthehet në qeli
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, është kthyer në burg.

Selimi kishte qenë i shtrirë për 12 ditë në spital për shkak të problemeve shëndetësore ndërsa sot ai është rikthyer në burg.

Sipas mjekëve, ai atje kishte shkuar me marramendje dhe të vjella. Andaj ekipi i klinikës së ORL-së së QKUK-së, ia kishte përshkruar atij një terapi.

Ndryshe, si pasojë e problemeve shëndetësore, Selimi nuk dihet nëse do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i kishte dërguar ftesë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së në fund të vitit 2018.


Shtuar më 18/01/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori