Selimi: Qeveria ndërtohet pa PDK-në, Thaçi në opozitë
Pëlqej
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fitim Selimi ka thënë se koalicioni paszgjedhor do ta formojë Qeverinë e Kosovës ndërsa Partia Demokratike do të mbetet në opozitë. Ai është shpehur se opsioni i PDK-së për një Qeveri gjithëpërfshirëse është lansuar si mundësi e fundit që Hashim Thaçi të mbetet në pushtet.

Por, ai thotë se partia që ka udhëhequr në shtatë vite me Kosovën do të mbetet në opozitë.

“Opsioni i NISMËS për Qeveri gjithëpërfshirëse nuk është sepse ne e kemi shprehur distancimin tonë me keqqeverisjen e PDK-së. Ndryshimin e shohim përmes koalicionit të krijuar pas zgjedhjeve”, ka thënë Selimi për "Express".

Ky zyrtar i NISMËS thotë se Thaçi do të shkojë në opozitë sepse e ka degraduar PDK-në.

“PDK duhet të dijë se me çrregullime partiake, me degradim të kuadrove tash ata po e paguajnë këtë çmim. Ky çmim duhet të shkojë deri në fund dhe PDK të mbetet në opozitë. Ne kemi një pjesë të mirë të shokëve tonë në PDK, mirëpo, ata e kanë rendin të dalin në opozitë”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori