Selimi: PDK - LDK e keqja e Kosovës
Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur se kurrë më keq se sot Kosova nuk ka qenë ndonjëherë dhe se koalicioni në pushtet PDK - LDK nuk është aty për të mirën e qytetarëve, por për të çimentuar pushtetin personal.

Duke komentuar ikjen e njerëzve nga Kosova, Selimi tha se fenomeni lidhet veçse me keqqeverisjen që i bëhet Kosovës.

“Vargu i atyre që ikin nga Kosova është shumë trishtues. Ata njerëz e duan Kosovën dhe kanë ardhur në një situatë që të ikin nga ky vend të cilin e duan fortë. Kjo është e trishtueshme. Unë kam hasur njerëz jo vetëm të papunë që duan të ikin nga Kosova, por kam hasur edhe njerëz që janë të punësuar dhe që duan të ikin nga Kosova. Kam hasur edhe gazetarë të cilët janë të interesuar të ikin nga Kosova”, tha Selimi për Epoka e Re.

Rexhep Selimi përcolli edhe idetë e VV-së, duke thënë se Tribunali për luftëtarët e UÇK-së është i padrejtë dhe se Serbisë i duhen vënë kushte në dialog./albeu.com/


Shtuar më 06/01/2015, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori