Selimi: PDK-ja të shkojë në opozitë
Pëlqej
Anëtari i Kryesisë të Nismës për Kosovën, Fitim Selimi është shprehur se nëse vërtetë ka demokraci blloku LDK-AAK-NISMA vjen në qeveri.

Sipas Selimit, vendi nuk është në ngërç politik.

“Nuk mendoj se ka ngërç politik, por jemi në një situatë kur blloku LDK-AAK-Nisma është i konsoliduar dhe e ka shumicën e cila mund t’i formojë institucionet e reja. Është PDK-ja ajo që s’po arrin t’i bëjë votat për t’i formuar institucionet”, tha Selimi per Epoka e Re.

Fitim Selimi thotë se PDK-ja nuk i ka numrat dhe prandaj është mirë që të qëndrojë në opozitë. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori