Raundi i tretë për Presidentin, Bushka: Nuk është paraqitur asnjë kandidat

Edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri ka dështuar. Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbledhur dhe ka miratuar raportin.

Kryetarja, Klotilda Bushka deklaroi  se edhe në këtë raund nuk u paraqit asnjë kandidat.

“Dhe për këtë raund nuk janë paraqitur kandidatë, raundi është i kryer,” tha Bushka.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e ka ndjekur seancën “live” nga facebook.

Kujtojmë që sot Kuvendi do të mblidhet sërish formalisht për raundin e trtë, ndërsa më raundin e katërt pritet që mazhoranca të prezantojë kandidatët dhe t’i dërgojë për votim në Parlament./albeu.com