Super festë në shtëpinë e Ledrit, brenda babyshower-it të Sara Hoxhës (FOTO LAJM)

Sara Hoxha ka organizuar në oborrin e shtëpisë së Ledri Vulës një super baby shower për të vogëln e tyre, që do të vijë shumë shpejt në jetë. Në festën e madhe nuk kanë munguar mikeshat e famshme të Sarës, si Kida, Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu etj.

Këto të fundit kanë ndarë në rrjete sociale imazhe dhe video të shumta nga baby shower-i, për të cilin Sara duket se është kujdesur në detaje. I gjithë oborri i shtëpisë është dekoruar me ngjyrat e tokës dhe bien në sy disa tullumbace të bardha.

Sara shihet se ka veshur edhe vetë një fustan me po të njëjtën ngjyrë si dekori, ku sigurisht bie në sy barku i rrumbullakosur. Në festë nuk kishte si të mungonte edhe nëna e Ledrit, Xheraldina, e cila e ka shijuar në maksimum atmosferën duke dëshmuar se do të jetë një gjyshe shumë “cool”.

Ledri dhe Sara ju kanë lënë të ftuarve edhe një tabelë me data, për të gjetur se kur mundet të vijë në jetë e vogla.


Shtuar 5.10.2020 08:28