Selimi i përgjigjet Gani Gecit me një foto me "Sandokanin" (FOTO)

Rexhep Selimi në shoqërinë e Abedin Rexhës – Sandokanit dhe Lahi Brahimaj, viti 1998
Një foto e vitit 1998 në Siçevë, ku shihet deputeti aktual i Vetevendosjes Rexhep Selimi në shoqërinë e Abedin Rexhës – Sandokanit dhe Lahi Brahimajt, është përgjigjja me e fundit e Selimit për Gani Gecin, në debatin e nisur së fundi për luftën e UÇK-së.

Rexhep Selimi kishte deklaruar se, Gani Geci ishte vrasës serial, ndërkohë është Geci ka deklaruar disa herë se, Adem Jashari në prani të 30 ushtarëve i kishte thënë Rexhep Selimit "ta nxjerre gabzerrin".

Ish-deputeti i LDK-së, ka treguar në Interkativ versionin e tij për vrasjen e Abedin Rexhës. Sipas tij, vrasja ka ndodhur dhe se mjekësia ligjore e ka treguar të vërtetën për këtë vrasje.

"Unë kam thanë se jam mbrojt por nuk e kam ditë qysh ka ndodh vdekja. Vdekjen e konstaton veç mjekësia ligjore. Kjo mjekësia ligjore e tashme po e konstaton vdekjen e Faraonit e nuk po e konstaton vdekjen 15 vjeçare", u shpreh Geci. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2016, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori