Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që të ketë rritje pagash në 23 nivele të ndryshme zyrtare, duke
filluar nga
kryeministri e deri tek zyrtarët e komunikimit me publikun në qeveri.
Nga ky vendim,
kryeministri Haradinaj përfitoi rritje në 2 mijë e 950 euro, kështu
kryeministri Haradinaj ia ka kaluar më pagë edhe presidentit Thaçi dhe krye-parlamentarit Veseli.
Por sipas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep
Selimi, këto rritje pagash është dashtë të ndodhin për kategori tjera, siç janë pensionistët, mjekët, zjarrfikësit etj.
“Kjo rritje e pagave është indeks i 100 ditëshit të qeverisë, besoj të jetë e përshkruar edhe kjo në raportin që dje
kryeministri ua dha Thaçit e Veselit, ndoshta
kryeministri ka
filluar nga vetja dhe ministrat e tij që ta përmbush premtimin për rritje pagash.Ndoshta do të duhej të fillonte nga rritja e pensioneve të vazhdonte më mbështetjen e rasteve sociale, paga më të mira, për policet, mjekët, zjarrfikësit”, ka theksuar
Selimi për gaztën Blic.
Megjithatë
Selimi shtoi se është mirë që pagat kanë
filluar të rritën për dikë.“Sido që të jetë, së paku paska
filluar rritja e pagave, bile për dikë”, përfundoi ai.
Shtuar më 22/12/2017,
ora 11:45