Ushtroi dhunë ndaj motrës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Policia bën me dije se dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar efektivët.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K.,  30 vjeç,  banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 10:04