Sekretari i SHBA-ve uron Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë
Sekretari amerikn i SHBA-ve, Rex Tillerson, në emër të presidentit Trump, ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

"Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, kam kënaqësinë të uroj qytetarët e Kosovës për përvjetorin e nëntë të pavarësisë suaj, të cilën e festoni këtë 17 Shkurt.

Shtetet e Bashkuara çmojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën, të bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë", thuhet në urimin e kryediplomati amerikan.

"Ne përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka bërë në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumetnike gjatë nëntë viteve të pavarësisë së saj.

Më 2016, Shtetet e Bashkuara kanë pasur kënaqësinë të jenë dëshmitare të fitimit të medaljes së parë të artë olimpike të Kosovës dhe kombëtarja e Kosovës në futboll zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA.

Ne presim arritje të vazhdueshme nga Kosova, teksa ajo po punon për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me fqinjtë e saj dhe me vendet e tjera në botë.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit", thuhet në urimin e Tillerson. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori