Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton sot Kosovën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë, ku sipas agjendës, pritet të takohet me drejtuesit e institucioneve të vendit si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me Komandantin e KFOR, Giovanni Fungo, me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe në fund do rë mbajë një konferencë për shtyp me Kryeministrin Mustafa.

Stoltenberg zhvilloi dje një vizitë në Bosnje ku foli për bashkëpunimin e alenacës me Malin e Zi, i cili këtë vit pritet të bëhet zyrtarisht anëtar i aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, tha në Sarajevë se aleanca ishte në dijeni të njoftimeve për një rritje të ndikimit rus në Ballkan dhe të ndërhyrjes së Rusisë në proceset politike në Mal të Zi.

"Ne po ndjekim nga afër këtë çështje, po punojmë me partnerët tanë, përfshirë Malin e Zi, për t’i ndihmuar ata që të forcojnë kapacitetet e tyre të kundërzbulimit dhe institucionet e tyre të mbrojtjes.", tha në një konferencë për shtyp Stoltenberg. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori