E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Sekretari ekzekutiv i AAK-së jep dorëheqjen
Sekretari Ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj,përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga detyra që mbante në parti.

Statusi i tij:

“Të dashur miq e kolegë të Aleancës, E ndjej obligim t’ju informoj mbi kërkesën që sot i kam bërë Kryetarit të AAK, z. Ramush Haradinaj, për lirim nga detyra e Sekretarit Ekzekutiv të AAK.

Arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare, dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK. Unë, do të vazhdoj të jem pjesë e Aleancës dhe mbeshtetës i vizionit politik të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, falënderoj të gjithë miqtë e kolegët të cilët janë shumë, në të gjitha strukturat organizative të AAK.

Kam qenë i nderuar me punën e përbashkët dhe bashkepunimin me të gjithë, pa përjashtim” shkruan Tolaj në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori