Sekretari amerikan Hoyt Yee viziton Kosovën
Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amrikës, Hoyt Yee, i cili është njëherësh përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, ka filluar vizitën dy ditore në Kosovë ku pritet të takohet me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Sot, ai pritet të zhvillojë takime me Kadri Veselin, me zëvendës-kryeministrin, Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentar "Lista Serbe", Slavko Simic, pastaj me ministren për Dialog, Edita Tahiri dhe ministrin e FSK-së, Haki Demollin.

Ai do të diskutojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak, ku lidhur me këtë çështje, institucionet e Kosovës nuk e kanë mbështetjen amerikane për shkak të formës së propozuar për këtë transformim./albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori