Sekiraça jep gjithçka për lirimin nga paraburgimi
Pëlqej
Enver Sekiraqa
Enver Sekiraça është i gatshëm që të lërë si garanci shtëpinë, lokalin, por edhe para, në rast se Gjykata e Apelit ia mundëson ndërprerjen e paraburgimit.

Ai është duke e vuajtur këtë masë që nga janari i vitit 2014.

Kërkesën e ka adresuar të mërkurën në seancën ku po shqyrtohej ankesa e tij dhe e Prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë, e cila e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, si dhe për detyrim.
Pos kësaj kërkese, i akuzuari ka thënë se kurrë nuk do të gjendet ndonjë provë që do të vërtetojë fajësinë e tij. I ka akuzuar policinë dhe prokurorinë për montim të rastit kundër tij, shkruan Koha Ditore.


Shtuar më 07/09/2017, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori