Sejdiu: Vrasja e Enver Malokut ishte e porositur
Enver Maloku ka mbushur 16 vite qëkurse nuk është më në jetë.

Fatmir Sejdiu thotë se vrasja e tij ka qenë e porositur nga ata njerëz që nuk e deshën fjalën e lirë dhe të vërtetën e Kosovës.

“E vranë ata që nuk e deshën fjalën e guximshme. E vranë kundërshtarët e lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu.

Më tej, Sejdiu thotë se Enver Maloku ka qenë ndër të tjera një mik i rrallë.

“E kisha mik. E njoha shumë herët, si edhe Xhemail Mustafën. Ishte format i ndërtuar që herët. Punuam bashkë në vite të rënda për Kosovën. Gjithmonë dinamik, vullkan i gjallë. Njeri që prodhonte idenë e ecjes përtej të tanishmes, guximshëm e pa ekuivoke”, tha Sejdiu./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori