Si të hiqni manikyrin xhel në kushte shtëpie pa shpenzuar para e dëmtuar thonjtë (VIDEO)

Vitet e fundit shumë vajza dhe gra shqiptare krahas shërbimeve klasike në sallone bukurie si : prerja, lyerja e flokëve dhe grimi, kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi trajtimit të duarve. Një prej teknikave më të përdorura është padiksutim manikyri xhel. Por, nëse ju ka ndodhur të jeni mërzitur me pamjen e re të tyre dhe doni të hiqni menjëherë xhelin, nuk ken ipse t’i drejtoheni estetistes pasi mund t’i hiqni edhe vetë në kushte shtëpie. Nuk do t’ju kushtojë shtrenjtë dhe mbi të gjitha nuk do të dëmtoni aspak thonjtë.

Fillimisht ju duhet të limoni thonjtë me limë, lëvizjet e të cilës duhet të jenë të shpejta dhe të shtrira në të gjithë siperfaqen e thoit. Sa më shumë ta limoni, aq më lehtë do të mund të hiqni manikyrin xhel. Pritni ndërkohë 10 copëza letër alumini dhe bëni gati 10 toptha pambuku. Lyeni topthat e pambukut me aceton dhe shtrijini mbi thonj, ndërkohë që dikush tjetër duhet t’ju ndihmojë që të mbështillni të gjithë gishtat me letrën e aluminit.

Mbajini kështu për 15 minuta dhe me ndihmën e një kruajtëse dhembësh hiqni manikyrin xhel nga dora juaj. Pasi të keni mbaruar këtë procedurë me të 10 gishtat lani duart dhe masazhoni kutikulat me vaj ulliri ose vaj kokosi. Në fund lyeni thonjtë me manikyr forcues.


Shtuar 26.05.2022 13:56