Sejdiu: Thaçi nuk e shpalli pavarësinë, lexoi vetëm deklaratën e përbashkët të Kuvendit (VIDEO)
Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se Hashim Thaçi, vetëm e ka lexuar deklaratën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës, nuk e ka shpallur pavarësinë, transmeton Gazeta Ekspress.

I ftuar në një intervistë për RTK 21. Sejdiu u shpreh: “Unë e kam thanë edhe e them edhe tash, Kryeministri nuk e ka bërë shpalljen, ka lexuar e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe të gjithë njerëzit që duan të shkruajnë historinë reale të vendit. I ka takuar do të thoja në esencë Kryetarit të Kuvendit që ta bëjë, sepse janë përfaqësuesit e popullit, fundja ne edhe këtë formulë e kemi gjetë”, /Albeu.com/
Shtuar më 13/02/2016, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori