Zbulohet data, ja kur do të mblidhet Kuvendi për betimin e presidentit të ri

Ditën e sotme është miratuar programi për zhvillimin e seancave plenare në Kuvend nga  Konferenca e Kryetarëve

Seancat do të mbahen gjatë periudhës 4-29 korrik të këtij viti.

Në programin e miratuar gjithashtu është bërë me dije se në datën 24 korrik do të zhvillohet seanca për betimin e Bajram Begajt si president i ri i vendit.

Njoftimi i Plotë:

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.

U vendos zhvillimi i seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.

Mbledhja vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022./albeu.com


Shtuar 4.07.2022 16:28