Anila Hoxha: Ervin Kondilli është më favorit në garën për kreun e SPAK

Gazetarja Anila Hoxha ka ‘skanuar’ kandidatët të cilët garojnë për garën e kreut të prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës. E ftuar në emisionin Top Story, Hoxha u shpreh se kandidati Altin Dumani ishte kandidati më favorit për të marrë stafetën e prokurorisë në zgjedhjet e viti 2019, por në orët e fundit u publikua një foto e tij me Ulsi Manjën, në atë kohë ish-kryetar i Komisionit të Ligjeve, gjë që prodhoi konspiracion. Ervin Kondillin, këtë herë, ajo e konsideroi më favoritin.

“Më lejo të vendos pikat mbi ‘i’ se çdo të ndodhë nesër, dhe pse ne gjendemi në një situatë ku temperaturat janë ngritur sa i takon një konflikti sa i takon prokurorisë tek e cila të gjithë i kanë sytë përfshirë edhe ndërkombëtarët. Si fillim mos të harrojmë situatën tre vjeçare të SPAK, që duket sikur është gjendur në një situatë provash teknike, gjatë votimit të prokurorit të parë të SPAK pati tre kandidatë, por orët e fundit kur përcaktohen balancat dhe fituesit, pati një incident, emri i Altin Dumanit një prokuror karriere shikohej në zgjedhjet e 2019 si emri më favorit për të marrë stafetën e prokurorisë. Në orët e fundit u bë publike në një formë që disi pati konspiracion një fotografi mes tij dhe ish-kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, kjo u duk sikur uli disi situatën e Dumanit i cili vazhdon të jetë një prej favoritëve nga ndërkombëtarët përfshirë kryesisht amerikanët. Nga kjo përballje ku ishte edhe kandidati Edvin Kondili. Nga kjo përballje ishte një garë e fortë mes Dumanit dhe Krajës, dhe në fund fitoi Kraja me 6 vota, Kondili është një magjistrat i njohur, doli me vetëm votën Gent Ibrahimit. E bëra gjithë këtë për të treguar se e njëjta përplasje dhe të njëjtat lojëra edhe në hije që u zhvilluan edhe gjatë 2019, ku politika dhe të pushtetshmit nuk do të dëshironin të kishin një prokurori eficente për arsyet që u ngrit për të goditur pikërisht korrupsionin. Favoriti kryesor mendoj se është Ervin Kondilli,” tha Hoxha.


Shtuar 16.12.2022 07:28