Ish-presidenti i Kosovës
Fatmir Sejdiu ka treguar prapaskenat që quan deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Sejdiu e përshkruan momentin e nënshkrimit si personi që nënshkruan dokumentin e
shpalljes së Pavarësisë, si momentin më të mirë të jetës së tij.
Fatmir Sejdiu ka ushtruar postin e presidentit të Kosovës nga viti 2006 deri në vitin 2010.
Në një intervistë për “Tribunën” ai rrëfen detaje të pregatitjes së procesit të gjatë të
shpalljes së pavarësisë, e deri detajet e fundit të momentit final aq shumë të pritur nga të gjithë shqiptarët kudo në botë e veçanërisht një moment i shumëpritur për shqiptarët e Kosovës.
“Për datën e 17 shkurtit ishte vendosur dy javë para
shpalljes së pavarësisë. Por, një opsion ka qenë edhe 28 nëntori. Presidenti Bush na premtoi një vit më herët se Kosova do të jetë e pavarur”, tregon ish presidenti
Fatmir Sejdiu. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014,
ora 10:30