Sejdiu në Vjenë për diversitetin e Ballkanit
Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës po merr pjesë në një konferencë dy ditore në Vjenë, bashkë me personalitete të shquara, krerë shtetesh dhe biznesmenë e ndërmarrës.

Në konferencë do diskutohet për çështjet me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.
Tema e konferencës është dialogu dhe kooperimi për ndryshime dhe reforma në Ballkanin Perëndimor, si model për stabilitet në këtë regjion me diversitete të mëdha.

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, inicioi para një dekade dialogun ndërmjet kulturave të ndryshme, religjioneve dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, shkruajnë mediat kosovare.

Qendra për Dialog Global dhe Kooperim tenton që të inkurajojë dialogun në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel global. Si rezultat, kjo qendër nxori një “Vendim për veprim”, në Iniciativën Globale “Clinton” të vitit 2010. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2011, ora 20:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori