Sejdiu: AKR nuk i bashkohet PAN-it
Aleanca Kosova e Re nuk do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma në qeverisje.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet AKR-së dhe koalicionit PAN.

“Nuk ka marrëveshje. Sipas krejt informatave që kam, ky spekulim është thjesht ‘fake news-i’ i radhës. Nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me këtë, dmth nuk ka marrëveshje me PAN që do të nënshkruhet”, tha Sejdiu për KALLXO.com.

Sot gjatë ditës është raportuar në media se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të nënshkruajë marrëveshje koalicioni me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Gjatë ditës ka qarkulluar një foto e ish-shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së me kreun e PDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori