Sefaj derdh "lot" për shkarkimin pas rrëmbimit të turqve: Nuk e meritoja kështu
Flamur Sefaj, i cilu u largua nga posti i ministrit të Brendshëm për shkak të rastit të gylenistëve, po e konsideron veten viktimë të politikës primitive.

Sefaj nuk po pajtohet me formën e largimit nga posti. "Arsyeja nuk është ajo të cilën unë do ta doja", ka thënë ai.

Megjithatë, Sefaj pranoi se nuk e informoi askënd për aksionin.

"Është dashur AKI të informojë eprorët, para së gjithash", ka thënë ai në Klan Kosova.

"Unë s'kam qenë përgjegjës të menaxhoj komunikimin mes AKI'së, Kryeministrit dhe Presidentit", është shprehur Sefaj.

Ai ka thënë se Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë vepruar në bazë të kërkesës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Shtuar më 04/04/2018, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori