Seancë e jashtëzakonshme për emigrimin
Partitë opozitare i kanë mbledhur deri më tani 33 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar për migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Por, për një seancë të tillë nevojiten 40 nënshkrime. Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi pret që kërkesën për seancë të jashtëzakonshme ta nënshkruajnë edhe deputetë nga koalicioni qeverisës.

Opozita vazhdon të insistojë që Kuvendi mos të vazhdojë pushimin deri më 20 janar, në një kohë kur çdo ditë raportohet për ikje të qytetarëve nga Kosova.

“I kemi 33 nënshkrime të opozites, do të vazhdojmë t’i kërkojmë edhe shtatë nënshkrime shtesë të cilat do të na mundësonin që të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme e cila kërkon 40 nënshkrime. Tema do të jetë migrimi ilegal. Edhe njëherë konfirmoj që është e panevojshme dhe e pakuptimtë që të kemi një pushim të gjatë kur kemi parasysh rrethanat në të cilat është Kosova”, tha deputetja e AAK Donika Kadaj, transmeton RTK.

opozita ti arrijë 40 nënshkrime, ka shpresa se mos ndonjë deputet i partive në qeveri firmos marrëveshjen./albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori