PS po lëviz për Presidentin e ri, Gjiknuri: Pasdite nxjerrim emrin nga zarfi, do të jetë kandidat dinjitoz

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjinuri ka deklaruar se sot pasdite do të bëhet publik emri i kandidatit që PS do të dërgojë në parlamnt si kandadit për president.

Gjiknuri u shpreh se do të jetë një kandidat shumë dinjitoz për këtë post, ndërsa nuk ka la pa kritikuar opozitën pasi bëri publik emrin e kandidatëve ende pa u zyrtarizuar.

Ne shpresojmë dhe jemi të bindur që do kemi një president të zgjedhur shumë shpejt. Nuk do të ishte etike për mua që të përmend emra. Emrat kanë qenë diskutim i brendshëm. Nuk është e thjeshtë të luhet me emra. Opozita nuk qe e aftë të negociojë pa pasur public emrat.

Për sa kohë jemi brenda një forumi drejtues të PS, mendoj se aty do diskutohen të gjitha emrat që janë hedhur në diskutime. Mos u bëni të padurueshëm. Sot pasdite do të mësoni edhe kandidatin që do të jetë kandidat shumë dinjitoz”, tha Gjiknuri./albeu.com