Seanca konstituive mund të vazhdojë sot
Pëlqej
Vazhdimi i seancës konstituive mund të mbahet sot, pasi që tashmë koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN) ka arritur të sigurojë numrat.

Pasi AKR iu bashkua PAN-it, pritet që sot paradite të njoftohen deputetët, e që seancambahet pasdite kur do të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PAN.

Tashmë dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe një muaji pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, partitë politike ende nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e kryeparlamentarit, pastaj formimit të qeverisë.

Derisa në seancën konstituive nuk po merr pjesë koalicioni PAN me arsyetimin se nuk po konsultohen paraprakisht për mbajtjen e kësaj seance, në anën tjetër Vetëvendosje nuk po merr pjesë në takimet konsultative, të kërkuara nga PAN-i.

Takimi konsultativ i mbajtur sot e që ishte kërkuar nga PAN-i është mbajtur pa prezencën e Vetëvendosjes, ndërkohë që me gjithë kritikat e ashpra për PAN-in, në këtë takim u aprovua kërkesa e tyre për seancë më 24 gusht, ndonëse javën e kaluar kishin kërkuarseancambahet më 17 ose 18 gusht.


Shtuar më 06/09/2017, ora 08:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori