Seanca konstituive do të mbahet të hënën
Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, njoftohet se Vazhdimi i Seancës konstituive do të mbahet të hënën me 14 gusht në orën 10:00. Në rend të ditës do të jetë Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas caktimit të seancës së radhës për të hënë, pa përcaktuar paraprakisht një takim konsultativ mes subjekteve politike ashtu siç ka kërkuar koalicioni Pan, të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet nga përfaqësues të këtij kolicioni.

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se seanca e radhës e thirrur nga kryesuesi nuk do të jetë funksionale për shkak të mos konsultimit me PAN-in.

Ai më tej shtoi se thirrjet e kryesuesit po i duken komike. “Seanca e radhës do të jetë një seancë komike ashtu siç kanë qenë edhe këto dy të tjerat të cilat janë mbajtur pa konsultim me PAN-in, ka thënë Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori