Së shpejti Kosova me zyrë në Athinë
Në Athinë do të hapet shumë shpejt zyra e Republikës së Kosovës, për të shtuar akoma më shumë kontaktet zyrtare mes dy vendeve.

Madje këto të fundit janë shtuar më shumë së fundi pasi është hapur një zyrë ndërlidhëse mes Kosovës dhe Serbisë, kanë thënë burime diplomatike për gazetën Tribuna.

I vetmi vend në rajon që nuk e ka njohur ende pavarsinë e Kosovës është Greqia, por mësohet se një delegacion kosovar ka ndenjur më 10 qershor në Athinë për të diskutuar në lidhje me detajet dhe funksionimin e kësaj zyre.

Afrimin e hapjes së kësaj përfaqësie të Kosovës në Athinë e ka konfirmuar edhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadori Dimitris Moschopoulos. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori