Së shpejti fillon dialogu Kosovë-Serbi
Pëlqej
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është takuar me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, përmes të cilit, sipas medieve serbe, e ka njoftuar Brukselin se “Serbia është gati të vazhdojë dialogun me Kosovën”.

Sipas këtyre burimeve, Gjuriç ka thënë se “obstruksionet ndaj këtij procesi vijnë vetëm nga Prishtina”.

E ka përmendur edhe rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe bashkëpunimin me Kosovën për zbulimin e autorëve të këtij krimi, ndërsa ka shtuar se “Serbia do të vazhdojë të ndihmojë popullin serb në Kosovë e Metohi politikisht, ekonomikisht dhe në çdo aspekt, kurse në të ardhmen këtë do ta bëjë edhe më intensivisht”, transmeton Koha.net.

Beogradi njëanshëm ndërpreu bisedimet në ditën kur duhej të rifillonin, me motiv “për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviçit”.
Shtuar më 13/02/2018, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori