Së shpejti Dell do e lerë Kosovën
Christopher Dell
Duket se ambasadori amerikan në Prishtinë përgatitet për largim nga Kosova. Bazuar në një mesazh postuar në rrjetin social Facebook, Christopher Dell pret të emërohet në postin e zëvendësit të komandantit në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Afrikë, që Shtabin e ka në Stuttgart të Gjermanisë.

“Duket se më në fund do të më bëhet të jetoj në Gjermani për postimin tim të ardhshëm, si zëvendëskomandant i Komandës për Afrikë në Stuttgart. Është e vetmja komandë e unifikuar ushtarake e SHBA-së me një zëvendës civil”, ka shkruar DellFacebook, raporton Koha.

Sipas mesazhit që Dell e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social, në Gjermani tashmë ka siguruar vend pune edhe për bashkëshorten e tij, Teodora Dell. Megjithatë, Dell duket se mendon edhe përtej postit të ri diplomatik.

“Po ashtu vazhdoj të kërkoj një vend pune në sektorin privat”, shkruan ai në Facebook.

Shtuar më 08/11/2011, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori