Së pari veriu, pastaj dialogu
Vuk Jeremiç
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, tha në mediat Çeke se në dialogun me Prishtinën, së pari duhet gjetur zgjidhjen për problemin e veriut të Kosovës.

"Prishtina nuk është e gatshme për ta diskutuar zgjidhjen e situatës në veri, të nxitur nga tentimi për ta dërguar ushtrinë për ta kontrolluar atë rajon. Për këtë duhet të flasim fillimisht, sepse këtu rreziku është i pranishëm. Nuk mund të flisni për tema tjera e të mos e përmendni problemin që djegë më së shumti”, ka thënë Jeremic.

"Shqiptarët e Kosovës në korrik u përpoqën që në veriun e territorit të dërgojnë ushtarët e tyre, kështu që shkatërruan gjithë dialogun i cili zhvillohej nga fillimi i vitit”.

Sipas tij, marrëdhëniet mes serbëve dhe KFOR-it janë në qorrsokak, sepse serbët duan të kthehet gjendja siç ishte para korrikut, gjë që për Jeremicin “është kërkesë e arsyeshme”.
Shtuar më 07/11/2011, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori