Schwartz: Tërnava është diktator
Islami në Kosovë është i rrezikuar nga ekstremizmi, të cilit rrugën hapur ia mban kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Kështu thotë Stephen Sylejman Schwarts, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizmin Islamik me seli në Washington të SHBA-së.
Schwartz, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka insistuar se largimi i Tërnavës është parakusht për adresimin e problemeve brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe jashtë saj, në luftimin e ndikimeve ekstreme në islamin shqiptar, që tradicionalisht ka qenë i moderuar dhe tolerant, dhe shembull për gjithë botën.

Ai Tërnavën e quan diktator, derisa e akuzon edhe për plagjiaturë të magjistraturës.

Studiuesi Schwarts sheh rrezik nga ekstremizmi islamik në Kosovë, por është i bindur se shqiptarët e Kosovës nuk do të dorëzohen para kësaj sfide. Ai e identifikon kreun e BIK-ut problemin kryesor, duke e quajtur madje edhe “Stalin Tërnava”.

“Problemi kryesor është diktatura e Naim Tërnavës në BIK prej vitit 2005, Tërnava ka inkurajuar hurhen në Kosovë të radikalëve vehabistë dhe të Vëllazërisë nga Maqedonia”, ka theksuar ai.

Schwarts njw gazetar i njohur amerikan më 1997 u bë mysliman hanefi, është autor i shumë librave, në mesin e të cilave edhe disa për shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori