Ndreu i përgjigjet paralajmërimit të PD për hetim: Liliputa me trutë në prapanicë

Dy ditë më parë Gazmend Bardhi paralajmëroi se po mbledh prova dhe heton për tre kryebashkiakë, që sipas tyre kanë të shkuar kriminale dhe kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Sipas Bardhit, këta kryebashkiakë janë të qarkut Lezhë e Dibër.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i është përgjigjur në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë Bardhit.

Ndreu shkruan se nuk ka asnjë kompleks, pasi është rimandatuar si deputet në vitin 2017 dhe se ata të PD-së, “i kanë trutë në prapanicë”.

“Ca në PD-n e mjerë që i kanë trutë në prapanice paskan thënë se po hetojnë në Lezhe për Kryebashkiakun…

Po ju bej me dije se jam rimandatu si deputet në 2017 pas ligjit të dekriminalizimi dhe nuk kam asnjë kompleks nga liliputet që qejfin e tyre nga poshtë e nxjerrin në gojën e pisët…!

Mbani shpresë kot së në Lezhe nuk ka shanse..Targën do ju lë si gjithmonë”, shkruan Ndreu. /albeu.com/


Shtuar 13.01.2020 19:45