Kryetari i Parlamentit
Europian, Martin
Schulz, pas takimit me kryeministrin
serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, është shprehur se hapja e
kapitujve të parë negocius BE-Serbi varet nga shumë faktorë, jo vetëm nga nënshkrimi i marrëveshjes me Prishtinën, por "ai është element i rëndësishëm".
"Nuk mund t’i reduktojmë marrëdhëniet tona vetëm në një pikë, por nëse çdo gjë shkon ashtu si duhet, mund të supozoj se deri në fund të vitit është e mundshme hapja e
kapitujve", ka thënë Sculz.
Ai i ka dhënë mirënjohje kryeministrit të Serbisë në hapat që ai ka marrë për arritjen e stabilitetit në
rajon.
"Vizita e tij në Kroaci, Tiranë, raportet me Kosovën, pritja e Edi Ramës në Beograd...të gjitha këto janë hapa të jashtëzakonshëm trimërie, të rolit konstruktiv të Serbisë në
rajon”, ka thënë
Schulz.
Kryeministri
serb Aleksandar Vuçiç, pas takimit me kryetarin e Parlamentit
Europian, ka thënë se shpreson se kapitujt për negociata me BE-në do të fillojnë në tetor.
Ai ka theksuar, transmeton Koha.net raportin e B92, se shumë më shumë se sa për hapjen e
kapitujve, brengoset për çështjen e stabilitetit në
rajon duke shtuar se nga
Schulz ka kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e Bashkimit
Europian për stabilizimin e rrethanave në Ballkan. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2015,
ora 13:37