SBASHK nuk doërzohet: Jemi në grevë
Në ditën e shtatë të grevës së mësimdhënësve, kryesia e Sindikatës së Bashkuar për Arsim po viziton qytetet e ndryshme të Kosovës.

Mbrëmë, SBAShK refuzoi ofertën e Kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave të mësimdhënësve, duke qëndruar të palëkundur nga greva.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj sot vizitoi Mitrovicën, komunë kjo që kishte bërë thirrje për fillim të mësimit.

Gjatë vizitës në një çerdhe, Jasharaj përsëriti qëndrimin e sindikalistëve mbi grevën.

“Nuk po kërkojmë aspak më shumë se të tjeret.. projektligji për paga është denigrues.. ose do të humbim ose do të fitojmë të gjithë… nga qerdhet deri tek niveli universitar duhet të jemi unik më shumë se kurrë dhe mos të lejojmë ndarjen nga askush. Kemi hyrë në një betejë ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim”, tha Jasharaj.



Shtuar më 21/01/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori