Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë në Skenderaj për zgjedhje lokale pasi
kandidat do të jetë djali i Hamëz
Jasharit, Bekimi.
Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net, kryetari aktual
Sami Lushtaku.
“Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e shpallë asnjë
kandidat pasi
kandidat i pavarur do të jetë Bekim Jashari”, ka thënë
Lushtaku për Lajmi.net.
Kandidimin e Bekim
Jasharit për kryetar të Komunës së Skenderajt e ka bërë të ditur dje dhëndri i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor.
Shtuar më 22/08/2017,
ora 15:46