Sami Lushtaku ndërpret grevën, shtrohet në spital
Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku e ka ndërprerë grevën në të cilën është futur ditë më parë. Kjo pasi kryetari i rupit gjykues i ka miratuar rekomandimet e mjekeve dhe e ka lejuar Lushtakun të qëndrojë në spital.

Këtë e ka konfirmuar për Express Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut. Sipas Kocit, Lushtaku e ka ndërprerë grevën pasi i ka arritur qëllimet e tij.

"Ka pas qëllim vetëm që të respektohen rekomandimet e mjekeve dhe asgjë më shumë", ka thënë Koci.

Lushtaku është në grevë urie nga 14 janari, sepse ai nuk lejohej të shtrohej në spital, përkundër gjendjes së tij të rëndë.

Mjekët në QKUK kanë konstatuar disa herë se Lushtaku vuan nga disa sëmundje dhe qëndrimin në spital e ka të domosdoshëm. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2016, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori