Plagosje me armë zjarri në Skrapar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Skraparit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se dy persona kanë plagosur me armë zjarri shtetasin G.V 45 vjeç, pasi ky i fundit u ka kërkuar paratë për punën që kishte bërë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore nga ana e familjarëve të tij.

Ndërkohë që policia bën me dije se në Spitalin Rajonal Berat është paraqitur për mjekim shtetasi V.B., 45 vjeç, i cili nga deklarimet e dhëna pretendon se është vet’dëmtuar me mjet mprehës në kofshë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.