“Ne jemi këtu?”, Takaj bën tifozët e Skënderbeut të ëndërrojnë një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata Federale e Zvicrës konfirmoi se çështja “Skënderbeu” është në proces gjykimi, por nuk pranuan të jepnin më shumë detaje.

Tifozët e Skënderbeun vazhdojnë të shpresojnë se skuadra e tyre do të fitojë pafajësinë dhe do të rikthehen përsëri në nivelet e dikurshme. Për të bërë tifozët korçarë të ëndërrojnë, ka menduar presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.
Ky i fundit në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka postuar një foto nga ndeshjet e bardhekuqve në grupet e Europa Ligës, të cilën e shoqëron me shkrimin: “Ne jemi këtu?”.

Nuk dihet nëse ky është një sinjal, se klubi mund të ketë marrë ndonjë lajm të mirë nga Gjykata Federale, apo numri 1 i korçarëve është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar të kaluarën.


Shtuar 13.06.2020 14:08