Tirana triumfon ndaj Bylis dhe blindon kreun (VIDEO)

Tirana ka mposhtur Bylisin me rezultatin 1-3 në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titulli kampion kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi.

Kobina, Batha dhe Muça ishin autorët e golave në triumfin e sotëm, ndërkohë që për ballshiotët realizoi futbollisti Peposhi.

Me këtë fitore, 24 herë kampionët e vendit, ruajnë diferencën +9 nga ndjekësit e Kukësit.


Shtuar 3.06.2020 17:03