Salihaj:Ekstradimi eventual i Haradianjt, precedent i rrezikshëm
Adem Salihaj në njuë postim në rrjetin social facebook e ka konsideruar arrestimin e Haradinajt të padrejtë dhe thekson se Franca po jep një mesazh shumë të keq për Kosovën.
Postimi i plotë i Salihajt:

“Arrestimi i Ramush Haradinajt nga Franca tash,në këtë moment,ka diçka që do shpjegim,sepse ai ka udhëtuar në Francë edhe më parë,por nuk është arrestuar.

Arrestimi i tij ne bazë të fletarresti të Serbisë ,jo vetëm që është shumë i padrejtë dhe tendencioz,por me këtë arrestim Franca po dërgon një mesazh të keq për Kosovën,po dergon mesazhin e pozicionimit të saj në anën e agresorëve,e jo në anën e aleatëve gjatë luftes në Kosovë.

Në anën tjetër,ky është një provokim i rëndë nga ana e Serbisë per Kosovën, dhe një mesazh,se çfarëdo koncesionesh që bën Kosova në marrëveshjet me Serbinë,ajo do jetë armike e Kosovës. Unë besoj se Kosova duhet ta rishikojë këtë proces.

Ne ende nuk e dijmë epilogun e gjithë kësaj. Nëse Ramush Haradinaj lirohet pas disa ditësh,del se ishte nje lojë me prapavi politike,por ,nëse ekstradohet në Serbi,atëherë krijohet një presedan i rrezikshëm dhe zhvillimet do të marrin nje kthesë shumë të rrezikshme për Kosovën” (sic.), ka shkruar Salihaj./albeu.com/

Shtuar më 07/01/2017, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori