Salihaj: Thaçi po mashtron, ai ka qenë në krye të partisë që akuzohet për vrasje
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të aktivistëve të LDK-së janë mashtrime.

"Zoti Thaçi po bën deklarime publike, jashtë përgjegjësive të tij, për zbardhjen e rasteve, reformën zgjedhore, tash edhe me ekskursione në SHBA

Ai ka bërë deklarata publike për ta mashtruar opinionin. Ai ka qenë në krye të një partie politike që akuzohet se ka kryer këto vrasje", ka thënë Salihaj në "Ora e Fundit".

Ai shtoi se Kosova ka gjyqësor, prokurori dhe Agjencinë e Inteligjencës, të cilat sipas tij janë mekanizma të fuqishëm, që po të duan mund t'i zbardhin të gjitha vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

"Këtu në Kosovë dikush ka bërë krime dhe gjithë ata që janë dënuar për krime politike, të gjithë janë të strukturave të PDK-së.

Askush i LDK-së nuk është ndjekur, akuzuar apo gjykuar. Është çështje që dihet publikisht, tjetër është që disa e thonë, disa jo", ka thënë Salihaj. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".