Salihaj: Thaçi s'bën për President
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është deputeti tjetër i cili i bashkohet listës së personave të cilët nuk do të votojnë Thaccin
Sipas tij vendi nuk e meriton ta ketë një president, partia e të cilit është e zhytur në krim dhe korrupsion.

Gjatë një interviste të dhënë për Gazetën Fjala, Salihaj nuk kursen t’i thotë edhe fjalët më të rënda për Thaçin. Atë e quan tradhtar, hajdut e njeri të korruptuar.

"Mbi vetë Thaçin rëndojnë akuza të rënda publike, prej hajnive e korrupsionit,deri te vrasjet dhe tradhtia ndaj atdheut. Do të jetë me pasoja katastrofave për Kosovën nëse Kosova do ta ketë një president me një imazh kaq të keq, siç është Hashim Thaçi", ka thënë Salihaj.

Salihaj thotë se opozita ka të drejtë të protestoj por jo me dhunë. Ai mendon se me përkrahjen e qytetarëve opozita do të mund të bëjë ndryshime në vend.

"Sa u përket protestave,opozita ka të drejtë sa herë të dojë të mbajë protesta paqësore. Vetëm me përkrahjen e qytetarëve mund të bëjë ndryshime, jo me metoda të dhunës siç ka ndodhur po thuajse vazhdimisht deri më tash", është shprehur Salihaj. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2016, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori