Salihaj: Rugova ishte kategorik që të mos bënte koalicion me PDK-në
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, nuk e ka pranuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku thotë se Ibrahim Rugova ka planifikuar takim me të, si kryetar i PDK-së, për të prishur koalicionin me AAK-në.

Thaçi mbrëmë, në Zona e Debatit në Klan Kosova, u shpreh se takimi u caktua ditën kur u bë atentati ndaj Rugovës (2005).

“Ai ka qene i kënaqur me koalicionin me AAK-në dhe asnjëherë nuk ka përmendur ta ndryshojë partneritetin e të bëjë koalicion të ri”, ka deklaruar ai në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Thaçi thotë se presidentin Rugova kanë dashur ta vrasin njerëzit e partisë së tij dhe të AAK-së për të penguar koalicionin me Thaçin. Ai po bën lojë hipokrite: gjuaje gurin e fshihe dorën. Ai qëndron prapa tentim atentateve dhe intrigave”, ka thënë më tej Salihaj, sipas të cilit Rugova ka qenë kategorik të mos ketë koalicion me PDK-në. /Albeu.com/
Shtuar më 14/10/2016, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori