Salihaj: Koalicioni me VV-në, më i miri i mundshëm
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka vlerësuar se ky subjekt do të duhej të bënte koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, si dhe disa parti më të vogla, në mënyrë qe t'i fitojë zgjedhjet

Sipas Salihajt, ky koalicion me këto subjekte, do të ishte më i miri i mundshëm, marrë parasysh situatën aktuale.

Më poshtë lexoni shënimin e tij në facebook:

“Të nderuar anëtarë të LDK-së
Të dashur miq

E shoh të arsyeshme ta bëj publik qëndrimin tim rreth koalicioneve.

Qëndrimi im është se koalicioni LDK-VV-AKR–PSHDK-ALTERNATIVA është koalicioni më i mirë per rrethanat,në të cilat gjendet Kosova.

Nga kontaktet që kemi me elektoratin,këto janë pritjet dhe disponimi i pjesës dërmuese të tij.

Shpresoj se liderët e partive do ta kenë parasysh disponimin e elektoratit dhe interesin e Kosovës.”

Zgjedhjet e reja parlamentare janë caktuar më 11 qershor të këtij viti pas rrëzimit të Qeverisë me votat e PDK’së dhe të opozitës.

Ndryshe, LDK është duke negociuar për të bërë edhe koalicione me AKR’në dhe Alternativen e Ilir Dedës e Mimoza Kusarit./albeu.com/
Shtuar më 13/05/2017, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori