Sali Mekaj sërish në duart e ish-kolegëve të Apelit
Rasti i ish-kryetarit të GjykatësApelit, Sali Mekaj është rikthyer në duart e gjyqtarëve të GjykatësApelit.

Ndonëse në fund të muajit maj të këtij viti, Apeli e kishte kthyer në rivendosje aktakuzën në rastin e Sali Mekajt dhe tre të akuzuarve të tjerë Vlora Gorani, dhe dy personave tjerë me inicialet M.S. e A. S, ky rast katër muaj më vonë sërish është kthyer në Gjykatën e Apelit për të njëjtën çështje.

Mbrojtja e Sali Mekajt dhe të tjerëve sërish po kërkojnë që Gjykata e Apelit të hudh aktakuzën ndaj tyre.

Zëdhënësi i GjykatësApelit, Arbër Jashari i ka thënë portalit “Arbresh.info” se rasti i Mekajt dhe të tjerëve në këtë gjykatë ka shkuar për të dytën herë në fillim të shtatorit.

“Kjo lëndë ka ardhur në Gjykatën e Apelit me 04.09.2017”, është shprehur Jashari.

Ndërkohë katër muaj më parë, Gjykata e Apelit pati vendosur të aprovoj ankesën e të pandehurit Sali Mekajt dhe mbrojtësve të të pandehurve të tjerë.

Apeli pati vendosur që aktvendimi i Gjykatës Themelore i datës 16.02.2017, më anë të të cilit ishte refuzuar kundërshtimi i provave në aktakuzë dhe hedhja e aktakuzës, të anulohet dhe çështja t’i kthehet shkallës së pare në rivendosje.

Por, pasi Gjykata Themelore ka vendosur njëjtë, të pandehurit i janë drejtuar sërish GjykatësApelit.

Ndryshe, ish-kreu i GjykatësApelit, Sali Mekaj dyshohet për keqpërdorim të detyrës. Kolegji i GjykatësApelit katër muaj më parë pati konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka qenë e detyruar të japë arsye konkrete se pse provat janë të pranueshme dhe pse ka gjetur se kundërshtimi i provave dhe kërkesa për hedhje të aktakuzës është e pabazuar, duke përfunduar se Gjykata Themelore ka bërë shkelje të theksuara në këtë rast.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtin, Shasivar Hoti pati vendosur ta mbyll për publik gjykimin për korrupsion në rastin e Sali Mekajt, i cili ishte edhe rasti i vetëm ku Gjykata ka vendosur të mbyllë krejt gjykimin./ Arbresh.info
Shtuar më 08/09/2017, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori