Sali Asllanaj nga LDK: Blloku mund të shkatërrohet
Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj ka thënë se LDK-ja mund edhe ta marrë vendimin për shkatërrimin e bllokut VLAN.

Ai në një prononcim për Bota press ka thënë se është e natyrshme që forca më e madhe brenda Bllokut ta ketë fjalën kryesore.

“Janë procese shumë dinamike dhe është më mirë të presim deri nesër, mirëpo ne kërkojmë që ta drejtojmë Qeverinë “, tha kryetari Sali Asllanaj.

I njohur si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të koalicionit LDK-AAK, Asllanaj ka theksuar se i qëndron fjalës së Isa Mustafës, se kryeministë duhet të jetë kreu i LDK-së./albeu.com/

Shtuar më 17/11/2014, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori