Sakrifikoni për Kosovën
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka theksuar se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, nëse Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të ketë zgjidhje, për shkak se asnjëra palë nuk do të fitonte.

"Unë jam me atë pjesën e popullit që me të vërtetë pret që këta vëllezërit tanë, të cilët synojnë pushtetin, mos të lejojnë shkuarjen në zgjedhjet e reja. Nëse do të ketë zgjedhje, jo vetëm që merr kohë, por kam frikë se do të dalin humbës të gjithë. Nuk është mirë të dalim humbës, pas gjithë këtyre pritjeve. Ka zgjidhje, vetëm duhet që partitë e mëdha të heqin dorë nga disa interesa të ngushta”, ka thënë Demaçi.

Ai ka bërë me dije se edhe pse është vonuar krijimi i institucioneve duhet të gjendet një zgjidhje me vullnet të faktorit politik.

“Do të ishte më e hijshme, do të kishte më shumë fitim se sa humbje”, ka thënë ai./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori