Sabit Geci lihet i lirë për të marrë pjesë në varrimin e Ruzhdi Shaqirit
Pëlqej
Sabit Geci, që po mbahet në burg si i dënuar, për shkak se dyshohet për krime lufës, ka kërkuar sot në seancën kundër "Grupit të Drenicës" që të marrë pjesë në varrimin e Ruzhdi Shaqirit, që është nipi i tij.

Sabit Geci, gjatë seancës, kërkesën e paraqiti përmes avokatit të tij mbrojtës, Haxhi Millaku.

Kryetari i Trupit gjykues Dairus Silicki e miratoi kërkesën për ta lënë të lirë të marrë pjesë në varrim. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori