Sa gjuhë të huaja flet Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se aktualisht flet tre gjuhë të huaja, përveç gjuhës shqipe.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se gjuhet e huaja i ka mësuar në kohën sa ka jetuar në shtete të ndryshme .

Ai ka treguar se tani flet mirë frëngjishten, anglishten dhe serbishten

“ Flas shqipen, frëngjishten, anglishten dhe serbishten”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se më herët ka folur edhe italisht, por siç ka treguar ai këtë gjuhë tash e ka harruar.

“Më ka ikur ky theks. Tash e kam të vështirë ta flas këtë gjuhë”.

Shtuar më 03/01/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori